INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokati i Tahirit kërkon tre ditë kohë...

Avokati i Tahirit kërkon tre ditë kohë...

Publikuar më: 15:30 20-10-2017

Që në rinisje të mbledhjes së Këshillit të Mandateve avokati i Tahirit ka kërkuar të marrë kohë të paktën tre ditë që të bëjnë gati dosjen me kundër argumentat e tyre. Po kjo është kundështuar nga opozitari Alibeaj, madej kërkoi që seanca të mbyllet sa më parë. “Të jetë taktikë vallë për ta shtyrë? Ju keni shkelur procedurën ose zotërinjë po abuzojnë. Ne s'po vendosim t'i hedhim prangat dikutj por për të vendosur çfarë organi i prokurorisë do të vërë para drejtësisë. Kjo që ju kërkoni është alibia e radhës banale drejt pandëshkueshmërisë, ska asnjë material që erdhi befas. Ne të vazhdojmë një orë e më parë, boll i kemi dhënë kohë shkelësve të ligjit të prishin provat”, tha Alibeja.

Po në mbrojtje i doli Bledi Çuçi, kur tha se Tahiri duhet t’i jepet më shumë kohë, pasi po përballet me një akuzë të fortë. Më tej është hedhur dhe Halimi që iu ka kujtuar që Basha kur iu kërkua heqja e imuntetin ishte gati ta linte vetë.

Article Logic
Execution time: 0.0045540332794189