INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokati italian i Elvis Rroshit në Tiranë. Ja ç’thotë në konferencë…

Avokati italian i Elvis Rroshit në Tiranë. Ja ç’thotë në konferencë…

Publikuar më: 10:36 15-06-2016

Dy ditë pas arrestimit të Elvis Rroshit mbërrin me urgjencë në Tiranë dhe avokati italian. Ai bashkë me avokatin, Theodhori Sollaku kanë mbajtur një konferencë për të bërë dhe sqarime në lidhje me akuzat e ngritura për Rroshit.
Avokati, Francesco Paolo Sisto tha se çështja e kryebashkiakut, Rroshi në Itali është e mbyllur. Sipas tij është një dënim i shuar më shumë se 16 vite më parë dhe ai do ta mbrojë kryebashkiakun e dashur për popullin shqiptar. Sisto ka shtuar se leximi i ligjit të dekriminalizimit për rastin e Rroshit është bërë gabim duke u zbatuar në mënyrë të padrejtë. Avokati italian vetë nuk është dakort me ligje të ngjashme të dekriminalizimit madje thotë se dhe në Itali ka votuar kundër.
“Ligji i dekriminalizimit dhunon parimin e barazisë, dhunon efektin prapaveprues të ligjit penal” – tha Sisto.
Ai shton se çështja e veprës së Rroshit në Itali është e mbyllur, ndaj dhe Rroshi kur bëri deklaratën, s’i dinte faktet, që dolën më pas.
Nga ana tjetër avokati Theodhori Sollaku tha se arrestimi është i pa drejtë, pasi provat po kërkohen pas arrestimit.

Elvis Rroshi aktualisht ndodhet në paraburgim në ambjentet VIP, ku do të njihet me masën e arrestit.
Nga hetimet paraprake Prokuroria mendon që ai ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit për historikun e dënimeve të tij. Ndërkohë që Europol ka bërë publike 5 identitete, që Rroshi ka përdorur kur jetonte jashtë vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441