Avokati shqiptar Besnik Muço i cili që nga data 2 nëntor rezulton i zhdukur mendohet se ka humbur jetën .Mediat italiane raportojnë se është gjetur një kufomë dhe po punohet mbi të për të identifikuar edhe gjeneralitetet .
‘Një kufomë u pa në det në 5 nëntor në zonën e Punta Correnti në bregdetin e Leces. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike kufoma u arrit të nxirrej nga deti vetëm të nesërmen. Pikërisht për këtë kufomë dyshojnë autoritet italiane se i përket avokatit Muco’raportojnë të përditshmet italiane.
Ishte pikërisht gruaja e avokatit që denoncoi zhdukjen e tij nga linja e tragetit ku do të duhej të udhëtonte drejt familjes. Edhe sendet e tij u gjetën në target ndërsa vendndodhja e tij mbeti mister.