INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokati zbulon se përse u dorëzua Klement Balili

Avokati zbulon se përse u dorëzua Klement Balili

Publikuar më: 14:53 15-01-2019

“Balili nuk i është shmangur në asnjë moment drejtësisë, pasi në dy vite drejtësia nuk ka kryer asnjë veprim procedural”, në këtë mënyrë u shpreh para kamerave avokati i Klement Balilit Theodhori Sollaku.

Madje ai aludon se provat për arrestimin dhe akuzat e ngritura ndaj tij janë të dyshimta.

“Duhet të jeni të ndërgjegjshëm që nga momenti i daljes së urdhrit të arrestit trysnia ka qenë e madhe për ta arrestuar edhe pse nuk ka pasur asnjë provë. Tani që erdhi letër porosia e plotësuar me aktet dhe hetimet janë drejt përfundimit, Balili vendosi që të dorëzohej.

Ditët e fundit është negociuar mes familjarëve dhe policisë dhe sot është dorëzuar. Është dorëzuar në Sarandë.Akuza mbetet e dyshimtë do të përballemi para gjykatës për të konkluduar” tha Sollaku para mediave.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445