INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokatja e Popullit shkon me urgjencë të vizitojë Dollapin në spital por nuk e lejojnë: Mos u fshihni pas dere...

Avokatja e Popullit shkon me urgjencë të vizitojë Dollapin në spital por nuk e lejojnë: Mos u fshihni pas dere...

Publikuar më: 00:13 12-05-2019

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka mbërritur në spitalin e Traumës, ku ka kërkuar që të mësojë lidhur me gjendjen e Sait Dollapit, sekretarit organizativ në PD.

Ballanca nuk është lejuar që të shohë gjendjen e Dollapit dhe teksa është përballur në derën e spitalit me rojet që nuk e lejonin të hynte, është shprehur se ka mandat kushtetues që të hyjë dhe në burg.

“Kam mandat që të hyj kudo, le të dalë eprori që fshihet pas dere. Kam mandat kushtetues që të hyj kudo, qoftë në burg, qoftë në spital. Ajo që kemi parë është një nga pamjet më skandaloze, një njeri që rrihet kot”, u shpreh Ballanca.

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709