“Mbasi dëgjon këto prokurorë të pështiroset drejtësia! “. Ky është reagimi i fortë i avokates së njohur Enida Bozheku kundrejt prokurores Elisabeta Ymeraj, prokuroria që po paraqet çështjen Tahiri në Këshillin e Mandateve. Bozheku është revoltuar për nga prezantimi që prokurorja Ymeraj po bën në mbledhjen ku po diskutohet nëse do të hiqet apo jo mandati i deputetit për ish-ministrin Saimir Tahiri.
Statusi i plotë i Enida Bozhekut
Mbasi dëgjon këto prokurorë të pështiroset drejtësia! Lemeri! Injorancë teknike absolute. Flet prokurorja për ushtrim të ndjekjes penale në fazë hetimore është lebetitëse. Kush ja ka dhënë dipllomën?!