INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Avokatura e Shtetit dhe Ministria e Drejtësisë ngrenë alarmin. Shqipëria në rrezik [VIDEO]

Publikuar më: 16:45 03-11-2017

IN Tv ka siguruar shkresën e ish ministrit të drejtësisë Petrit Vasili, e cila i drejtohej kryeministrit Edi Rama mbi situatën alarmante me të cilën përballej Shqipëria në arbitrazhin ndërkombëtare. Që në prill të 2017 Petrit Vasili rekomandonte marrjen e masave të menjëhershme nga pala shqiptare, pasi fatura financiare që mund të përballej vendi ynë nga gjyqet në arbitrazh mund të shkatërronin ekonominë shqiptare. Në dokumentin konfidencial që ministria e Drejtësisë i dërgonte kryeministrit Edi Rama zbulohen fakte tronditëse mbi rreziqet financiare që po i kanosen vendin nga paditë e kompanive të huaja kundër qeverisë. Bëhet fjalë për një fat7rë marramendëse prej 2 miliard euro, dhe vetëm për vetëm 4 çështje që po zhvillohen kundër Shqipërisë.

shkresa.png

Dokumenti i Ministrisë së Drejtësisë:
"Në këtë material jepet informacion i përgjithshëm kryesisht për katër çështje në arbitrazhin ndërkombëtar, ku vlera totale e kërkuar nga palët, vetëm për këto katër procese, shkon mbi 2 miliard Euro”.
Sipas shkresës që mban datën 10 prill, mësohet se 4 çështjet me të cilat po përballet qeveria shqiptare në arbitrazh janë rrjedhojë e prishjes së njëanshme të kontratave nga qeveria shqiptare me kompanitë e huaja, edhe pse disa prej tyre kanë qenë të miratuara nga Parlamenti, çka u jep paditësve pozita shumë të forta në gjyq. Ministria e drejtësisë ka ngritur këtë shqetësim pranë kryeministrit vetëm pasi avokatura e shtetit ka analizuar situatën në të cilën ndodhet çështjet në arbitrazhin ndërkombëtar. Në fund Ministria e Drejtësisë, me tone alarmante ka kërkuar nga qeveria marrjen e masave të menjëhershme, por edhe pse kanë kaluar 7 muaj nga ngritja e këtij shqetësimi, qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim.

Article Logic
Execution time: 0.0029728412628174