INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Axl Rose do t’i bashkohet  turit botëror të AC /DC

Axl Rose do t’i bashkohet turit botëror të AC /DC

Publikuar më: 14:23 18-04-2016

Një lajm të mirë për të gjithë rrokerët.

Vokalisti legjendar i Guns’n Roses i bashkohet turit botëror të AC/DC. Lajmin e konfirmon revista Billboard.   AXl Rose zëvendëson në këtë mënyrë vokalistin e AC DC , Brian Johnson pasi ky i fundit është ndaluar nga mjekët për arsye shëndetësore.  Nëse Brian do të merrte pjesë në këtë turne do të rrezikonte seriozisht dëgjimin.  Axl Rose do të debutojë me grupin në koncertin e Lisbonës i cili do të mbahet në 7 maj. Por fansat e Guns Roses nuk duhet të shqetësohen sepse Axl i rikthehet grupit të tij për turin  “Not in this lifetime”.

Article Logic
Execution time: 0.0040550231933594