Këngëtarja e radhës me famë botërore që do të performojë në Tiranë, është Ayo. Të gjithë ata që e pëlqejnë muzikën e saj do të mund ta ndjekin në Amfiteatrin e Tiranës. Nëpërmjet një videoje artsitja ka përshëndetur edhe të gjithë shqiptarët nga aeroporti i Rinasit.
“Përshëndetje! Unë jam këtu, jam në Tiranë. Jam shumë e lumtur. Shpresoj t’ia kalojmë bukur sonte”-ka thënë Ayo.