INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Azealia Banks

Azealia Banks "e pëson" pasi sulmoi Zayn Malik [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 09:34 12-05-2016

Azealia Banks duket se nuk e ka menduar mirë përpara se të sulmonte një personazh me popullaritetin e Zayn Malik.

Miliona fansa të britanikut 23 vjeçar i janë drejtuar Twitter që të mbyllë llogarinë e reperes amerikanë për shkak të komenteve të saj ofenduese me karakter racist dhe homofobik. Në fund të ditës llogaria e saj nuk u mbyll, por ishte vetë Azealia ajo që i fshiu të gjithë komentet e muajve të fundit, ato me karakter ofendues. Artistja 24 vjeçare më pas kërkoi falje në rast se komentet e saj kishin ofenduar persona të tretë, përveç atyre që sulmoi drejtpërdrejt natyrisht.

Ajo gjithashtu u përjashtua nga festuvali britanik Rinse/Born & Bred në të cilin ishte planifikuar që të bënte performancën hapëse të eventit muzikor. Kjo pasi Azealia me të vërtetë e filloi tërbimin e saj me Zayn, por më pas ofendoi të gjithë kulturën britanike të muzikës, me komente si “Britanikët nuk mund të bëjnë rap. Rap-i brianik është një ofendim për të gjithë kulturën e muzikës rap në përgjithësi”. Fjalë të forta që duket se mjaftuar për ta përjashtuar.

Gjithçka filloi me një ngjashmëri të presupozuar mes krijimeve të artistëve, që më vonë degradoi...

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498