Akoma pa kaluar një ditë pasi ajo tha që nuk do të jepte më “opinionin” e saj në rrjetet sociale, Azealia Banks, ka sulmuar përsëri Zayn Malik. Reperja e cila është e njohur më shumë për sharjet në Tëitter, sesa për karrierën e saj muzikore, e ka goditur rëndë këngëtarin e “Pillowtalk” duke e sulmuar virtualisht me një shpifje homofobike.
Siç është parë në një “screenshot” që po qarkullon në internet momentalisht, Azealia ka komentuar në një postim në Instagram në lidhje me fotot e tij të reja për revistën GQ.
Ajo komentoi : “Ai duket si vajzë. Ai më jep përshtypjen e një transi”.
Sidoqoftë, fansat i dolën menjëherë në mbrojtje Zayn Malik, duke bërë komente të shumta, të tipit “Banks do të shkojë në burg”. Nuk është hera e parë që Azealia e ka ofenduar këngëtarin 23 vjeçar, dhe shpresojmë ta ketë menduar mirë këtë herë.