Azet është një nga reperët më të famshëm shqiptarë e prej vitesh duket sikur ka pushtuar tregun gjerman. Mirëpo, gjatë gjithë këtyre viteve ai është munduar të jetë sa më hermetik rreth jetës personale, sidomos sa i takon romancave. Verën e vitit të kaluar në media qarkulloi një foto e tij ku shihej në prani të një vajze që u përfol se ishte e dashura e tij. Në foton e publikuar portreti i saj nuk dukej mirëpo u tha se reperi është në një lidhje me Kaltrina Konxheli, vajza e një biznesmeni shqiptar në Zvicër. Dyshja u fotografuan të përqafuar, teksa duken mjaft të lumtur dhe të dashuruar.
E së fundmi duket se kanë vendosur të hedhin hapa edhe më seriozë për lidhjen e tyre pasi të dy kanë udhëtuar drejt Prishtinës për dy arsye, sipas Prive. Së pari, të kalojnë kohë me të afërmit e tyre që jetojnë në Kosovë. Së dyti, finalizimi i projektit që reperi po sjell me Taynën. Bashkëpunimi i tyre pritet të publikohet këtë verë dhe është një këngë tejet ritmike. Sakaq, janë publikuar edhe dy fotografi të Kaltrinës, në të cilat portreti i saj është mëse i qartë dhe duhet ta pranojmë se qenka një vajzë shumë simpatike.