INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Azil në Gjermani! Shqiptarët refuzohen në masë

Azil në Gjermani! Shqiptarët refuzohen në masë

Publikuar më: 08:18 26-04-2019

Edhe pse Shqipëria është klasifikuar si vend i sigurt i origjinës ndodhet mes 25 vendet me numrin më të lartë të aplikimeve për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Në raport me popullsinë, Shqipëria mban rekordin në botë për numrin e lartë të azilkërkueseve, edhe pse kanë një normë shumë të ulët të njohjes së kërkesave së tyre.
Eurostat publikoi të dhënat për vitin 2018. Sipas raportit mbi 300 mijë azilkërkues kanë përfituar mbrojtje në një nga shtetet e BE-së, ku 35% e tyre ishin sirianë. Shqipëria ka përqindjen më të ulët të njohjes së kërkesës për azil, me vetëm 8%, duke kaluar vetëm Gjeorgjinë me një normë prej 5%. Në total në 2018-n aplikuan 19.025 shqiptarë për azil. Në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se banorët e vendeve, që janë në gjendje lufte. Në vitin 2018, për çdo 1.000 banorë aplikuan 6.6 persona, duke u renditur të parët në botë për nga numri i aplikimeve për azilantë në raport me popullsinë.
Për vitin 2018, kanë marrë refuzimin përfundimtar 10.715 aplikues shqiptarë për azil dhe vetëm 1.340 morën një përgjigje pozitive për kërkesën e tyre. Prej 2011-s janë refuzuar gjithsej 99.710 aplikime të shqiptarëve. Numri më i lartë i refuzimeve ishte në 2016 ku 34 mijë azilkërkues morën përgjigjen përfundimtare se kërkesa e tyre nuk pranohet.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604