INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Azilantët në pritje, Shqipëria në krye të listës në vendet e BE

Azilantët në pritje, Shqipëria në krye të listës në vendet e BE

Publikuar më: 11:54 21-09-2017

Numri i lartë i kërkesave për azilantë nga Shqipëria është ngritur shpesh herë si shqetësim në vend por tashëm ky problem është evidentuar edhe në raportet ndërkombëtare. Megjithëse numri i aplikantëve që kanë arritur të përfitojnë azilin është shumë i ulët, tashmë shqiptarët duket se janë në krye të listët për një tjetër çështje, atë të pritjes së përgjigjes pas kërkesës për azil. kjo e dhënë është bërë publike në raportin Pew Research Center, i cili ka analizuar shifrat e aplikantëve në Bashkimin evropian.
Sipas raportit, në krye të listës qëndron Shqipëria, 89 % azilkërkuesve nga Shqipëria në dy vitet e fundit akoma janë në pritje të një përgjigje përfundimtare. Raporti tregon se statusi i azilkërkuesve të Europës mund të shqyrtohet në dy mënyra: sipas kombësisë së tyre dhe nga vendet e tyre të aplikimit.
Për azil kërkuesit nga disa vende, pjesa që është duke pritur është shumë më e lartë se ajo që është miratuar për mbrojtje në Evropë, sipas vlerësimeve të reja. Për shembull, rreth 89% e aplikantëve shqiptarë midis 2015 dhe 2016 ishin duke pritur që të merrnin përgjigjet e tyre në fund të vitit 2016.
Gjithashtu, rreth 77% e aplikantëve afganë për azil po presin për vendime të parakohshme ose përfundimtare për ankesat.
Kjo do të thotë se ka pasur më shumë se tre herë më shumë aplikantë nga Afganistani duke pritur (240,000) si ato të miratuara (70,000) në fund të vitit 2016. Një pjesë e madhe (77%) e aplikantëve iranianë dhe më shumë se gjysma e atyre nga Iraku ishin gjithashtu duke pritur për vendimet e para ose përfundimtare në fund të vitit 2016./monitor

Article Logic
Execution time: 0.0059669017791748