INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Baba për herë të parë, Turjan Hysko zbulon ‘pa dashje’ gjininë e bebit dhe shkronjën e parë të emrit

Baba për herë të parë, Turjan Hysko zbulon ‘pa dashje’ gjininë e bebit dhe shkronjën e parë të emrit

Publikuar më: 12:33 13-04-2021

Turjan Hysko dhe Orinda Huta kanë do të bëhen prindër për herë të parë dhe kanë nisur të mendojnë se çfarë emri do të përzgjedhin për të voglën e tyre. I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Piter Pan”, Turjani zbuloi para fëmijëve disa sekrete në lidhje me pritjen e ëmbël të partneres së tij dhe ndjesitë që po përjeton edhe vetë.

Ai “u detyrua” të zbulojë edhe se si do ta quajë vajzën që do të vijë në jetë së shpejti. Dyshja, siç tha moderatori, emrin ende nuk e kanë vendosur, por është e sigurt që do të jetë një emër që do të fillojë me shkronjën A.

“Nuk ia kemi zgjedhur akoma. Po e mendojmë, por do të fillojë me A”,- u shpreh ai.

 Shumë i emocionuar për statusin e ri që do të marrë, Turi tregoi se tashmë ka nisur t’i flasë me zë të lartë të bijës.

“Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për t’u bërë baba. Kam pak frikë kur shikon ato goditjet tek barku i Orindës.

Me shpresën e Zotit, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Që do dhuroj shumë dashuri, kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”,- tha Turjan Hysko.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029950141906738