Arben Hajdinllari, prind i dy fëmijëve edhe pse ka qënë i skeduar më parë për dhunë në familje, nuk e ka harruar zakonin e vjetër. Ai sërisht ka dhunuar. Këtë herë në shënjestër kanë qënë dy fëmijët e tij të mitur. 50 vjeçari, banues në Korçë mësohet se është arrestuar nga policia, pasi ka rrahur dhe dhunuar psikologjikisht fëmijët 7 dhe 12 vjeç.
Për fëmijët është plotësuar edhe kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Ndërsa dosja i kaloi Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale, “Dhunë në familje dhe “Keqtrajtim i të miturve”.