INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Babai donte më shumë alkoolin se mua’! Prezantuesja e njohur zbulon për herë të parë publikisht historinë e vështirë të fëmijërisë [FOTO]

‘Babai donte më shumë alkoolin se mua’! Prezantuesja e njohur zbulon për herë të parë publikisht historinë e vështirë të fëmijërisë [FOTO]

Publikuar më: 13:54 23-10-2018

Shpesh kur shohim personazhet e showbizz-it, është e lehtë t’i paragjykojmë ata dhe jetën e tyre nga ajo që shohim prej ekranit.

Kornizat e ekranit rrallëherë lejojnë që të shohim tek prezantuesit e njohur diçka përtej buzëqehsjes, karizmës që duhet të shfaqin për të argëuar publikun, por duket se kjo nuk e ka ndaluar kësaj here prezantuesen e njohur Michelle Hunziker të tregojë për të parën publikisht mbi vështirësitë e saj në fëmijëri, për faj të të atit i cili ka qenë i alkoolizuar.

Ajo u shpreh se nuk e ka ndjerë kurrë dashurinë e tij por shihte vetëm anën e tij agresive, pasi filloi alkoolin.

Megjithatë ikona e ekranit italian, e pranoi se pavarësisht gjithçkaje ajo ka qenë gati për ta falur të atin dhe për ta mbrojtur para të gjithëve nëse ai do të ishte pranë saj.

“Kur je fëmijë nuk ke mundësi t’i kuptosh prindërit. Një ditë kuptova, që edhe pse nuk e ndjeva kurrë dashurinë e babait, sepse ai më qëndronte ftohtë, pinte, thyente gjithçka që i dilte para, kur prindërit u ndanë, prisja që ai të më merrte, të më telefononte, por për shkak të alkoolit më harroi. Unë prisja me çantën në shpinë për orë e orë të tëra që ai të vinte të më merrte nga shkolla, se mbase kthehej një ditë dhe e mbroja para të gjithëve," rrëfeu prezantuesja. 

michelle2.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551