INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai e braktisi të vogël, Dafina Zeqiri na prezanon me njeriun që ka zevëndësuar mungesën e tij[FOTO]

Babai e braktisi të vogël, Dafina Zeqiri na prezanon me njeriun që ka zevëndësuar mungesën e tij[FOTO]

Publikuar më: 18:44 31-07-2019

Në rrjetet e saj sociale, Dafina Zeqiri lë gjithmonë vend për familjarët e saj. Herë pas here ajo i bën motrave dhe mamasë së saj dedikime me fjalë të ëmbla, duke treguar kështu se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me to. Por, a e keni menduar ndonjëherë pse ka munguar gjithmonë figura e babait? Kjo ka ndodhur sepse ky i fundit, e ka braktisur familjen e tij kur vajzat e familjes Zeqiri kanë qenë shumë të vogla.

Pas largimit, duket se vendin e babait për Dafinën e ka zënë gjyshi i saj dhe këtë ajo e ka treguar nëpërmjet një fotoje në ‘Instastory’. “Një foto e rrallë e gjyshit tim. ‘Babai’ im, miku im më i ngushtë. Më ka marrë malli”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos. Kujtojmë se si Dafina dhe motrat e saj, kanë folur shpeshherë në intervista në lidhje me këtë temë familjare ku kanë rrëfyer se si babai i tyre është larguar, duke lënë pas fëmijë të porsalindur.

 Screenshot_2019-07-31_141828.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026400089263916