IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Babai i 35 fëmijëve në kërkim të gruas së 4-t: Dua të bëj 100 fëmijë

Babai i 35 fëmijëve në kërkim të gruas së 4-t: Dua të bëj 100 fëmijë

Publikuar më: 10:10 04-06-2016

Një baba 46-vjeçar ka nisur kërkimet për të gjetur gruan e tij të katërt për të arritur edhe objektivin e tij të jetës, të ketë 100 fëmijë.

46-vjeçari Sardar Jan Mohammad Khilji, shprehet se beson se është si detyrim i fesë së tij që të bëj sa më shumë fëmijë të jetë e mundur.

Ai pretendon se ka marrë bekimin e tre grave të tij për t’u martuar sërish.

Khilji shprehet se ka afeksion për të 35 fëmijët e tij, të cilët janë të gjithë nën 15 vjeç”, duke u vendosur edhe një radhë të caktuar për t’i marrë në evente familjare si dasma.

Sipas tij, tre gratë e tij e mbështesin këtë lloj jete dhe ata jetojnë në harmoni së bashku.

Gjithsesi, asnjë prej grave të tij nuk e konfirmoi këtë, pasi ai nuk e lejoi gazetarin që t’i pyeste ato.

Djali më i madh i tij, Mohammed Esa, i cili është vetëm 13 vjeç shprehet se ka një objektiv më të madh, për të bërë më tepër se 100 fëmijë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032660961151123