INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai i Beyonce e di për kë bën fjalë albumi

Babai i Beyonce e di për kë bën fjalë albumi "Lemonade"

Publikuar më: 15:17 27-04-2016

E ndërkohë që shumë fansa të Beyonce mendojnë se albumi i ri "Lemonade" flet rreth marrëdhënies së mamasë së artistes, Tina Knowles, me të atin Mathew, ky i fundit ka zbuluar se për kë bën fjalë në të vërtetë albumi.

"Ai flet për ty" ka shprehur Mathew për E! News teksa ka shpjeguar se tekstet e këngëve lidhen me çdokënd që i dëgjon. Më tej babai i Beyonce ka shprehur se është pikërisht kjo karakteristikë e kreativitetit të këngëtares, ajo çfarë e bën muzikën e saj aq speciale. "Dhimbja dhe zhgënjimi janë dy gjëra universale që të gjithë i kemi përjetuar në jetë, qoftë edhe një herë të vetme. Ja pse edhe ky album duket sikur i dedikohet dikujt në veçanti" ka përfunduar Mathew Knowles, dikur menaxheri i Beyonce. Raportimet më të fundit bëjnë me dije se pavarësisht se ka shumë pak kohë në treg, rrjeti HBO po konsideron të kandidojë "Lemonade" në disa kategori të çmimeve Emmy. Këtij po i themi sukses! 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768