Është pikërisht momenti që fansat e familjes Kardashian kanë pritur që nga momenti kur Blac Chyna ka njoftuar për shtatzaninë e saj. Nuk kemi dyshime për këtë, sepse bëhet fjalë për trashëgimtarin e familjes më të famshme të Show Bizz. Dhe personi që na e jep këtë informacion është ndoshta një ndër ata që është gëzuar më shumë për shtatzaninë e Chyna, i ati i saj, Eric Holland. Ai zbuloi për revistën “Now” se vajza e tij, Angela Renee White, i ka thënë atij me 4 korrik se ajo dhe Rob Kardashian janë në pritje të një djali. Eric ka thënë gjithashtu se Rob është lumturuar shumë nga ky lajm, ndërsa për Blac gjëja më e rëndësishmë është që fëmija të lindë i shëndetshëm.
“Ata kanë zgjedhur emrin, por nuk ma kanë treguar. Duan ta mbajnë të fshehur derisa fëmija të vijë në jetë”, u shpreh ai për “Now”. Sigurisht që nuk mund të mos deklaronte se ata janë çifti i përkryer, dhe se vajza e tij, nuk e ka përdorur për famë këtë lidhje. Edhe djali i Tyga, King Cairo, mezi po pret që të vijë në jetë vëllai i tij.