INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai i dërgon gabimisht foto nudo vajzës së tij në Snapchat

Babai i dërgon gabimisht foto nudo vajzës së tij në Snapchat

Publikuar më: 15:29 17-02-2016

Të gjithë shpresojnë që ditën e të dashuruarve, më 14 shkurt të marrin ndonjë dhuratë. Por, dhurata që mori një 18-vjeçare për Shën Valentin nuk ishte aspak e këndshme.

Robyn Millen nga Brighton, mori dhuratë një foto në rrjetin social “Snapchat” nga babai i saj. Në fakt fotografia ishte nisur për të ëmën e Robyn-it.

Vajza është shprehur se “donte të vdiste” pas fotove që i dërgoi i ati. Sapo mori foton, 18-vjeçarja i shkruan babait: “Baba, “Snapchati yt është shumë i papërshtatshëm”.

Ndërsa ai iu përgjigj: “Më vjen keq, mendova që po ia dërgoja vetëm mamit. Nuk di se si funksionon”. Tashmë fotoja nuk është parë vetëm nga vajza, por edhe nga 1.5 milionë persona të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0042960643768311