Olen Çezari është një nga violinistët më të njohur në Shqipëri, fama e të cilit ka kaluar kufijtë edhe përtej saj.
Një foto e postuar nga ai në “Instagram” ka hedhur mjaft dyshime për atë që mund të quhet një koncert i ardhshëm, të cilën ai e ka bërë traditë tashmë, por kësaj radhe me të ftuar mjaft interesantë.
“Ne erdhëm të shohim sheshin mos bëjmë ndonjë koncert të bukur në Tiranën e bukur. Si thoni?”,-shkruan Olen në foton e postuar krahas Dukagjin Lipës, babait të këngëtares së njohur Dua.
Ky lajm ishte vërtet i gëzueshëm për fansat, të cilët do të shinin rikthimin e Dukagjinit në skenë si roker. Hera e fundit që ai ka kënduar për një publik të gjerë ka qenë në ‘Sunny Hill Festival’, vitin që shkoi para shqiptarëve, kur performoi krah vajzës së tij ‘Beso në diell’, këngë kjo e kënduar në rini nga vetë Dukagjini.