INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai i ish-banorit të “BB”: Kika është në burg. Denoncimi, hakmarrje e  ish-gruas së tij prostitutë për ta fundosur

Babai i ish-banorit të “BB”: Kika është në burg. Denoncimi, hakmarrje e ish-gruas së tij prostitutë për ta fundosur

Publikuar më: 12:54 28-01-2017

Ish-banori i shtëpisë më të njohur në vend është arrestuar pak javë më parë, pas denoncimit të ish-gruas së tij, e cila pretendonte se Kika e kishte shfrytëzuar si prostitutë.

Megjithatë, babai i ish-banorit të “Big Brother”, Aver Husaj, tregon ekskluzivisht për  “Bluetooth”, një tjetër histori. Teksa pretendon se djali i tij është i pafajshëm, ish-kryetari i Pejës na rrëfen të vërtetën mbi martesën e shkurtër të Kikës, personalitetin e ish-nuses së tij Vlora Tahiri dhe “luftën” e tyre për kujdestarinë e vajzës së vogël Vesa. “Unë si prind i Kikës dhe gjysh i vajzës nuk kam dëshirë që të rritet me frymën e një familjeje prostitutash”, thotë Aver Husaj, teksa shpjegon arsyet pse nuk dëshiron që vogëlushen ta lerë me mamanë e saj.

“Është e vërtetë që Kika është në paraburgim në Pejë. Por ajo që ka thënë ajo nuk është e vërtetë. Kika dhe ish-gruaja kanë një vajzë dhe ajo e ka dorëzuar vajzën vetë tek ne, me dëshirë. Tani apo po përpiqet të përdhosi Kikën dhe ta bëjë të padenjë për të rritur vajzën e tij. Sipas avokatit të Kikës, dëshmitarët që ka paraqitur ish-gruaja janë në favor të Kikës, jo në favor të saj. Janë edhe dy dëshmitarë për tu dëgjuar përpara se të merret vendimi. Sipas disa të dhënave që kemi ajo ka thënë që do ta fundosi Kikën. Domethënë është një tendencë, apo hakmarrje e saj”, është shprehur babai i ish banorit.

Ndërsa ai vazhdon më tutje me rastin kur ish gruaja e djalit kishte qenë me Kikën në shtëpinë e nënës së saj. Ka dalë natën dhe ka pasur punë me tre persona. Ka telefonuar shoqen e saj dhe kjo i ka thënë që do shkonte ta merrte me taksi. Por ndërkohë shoqja ka telefonuar edhe Kikën për t’i treguar se çfarë ishte duke bërë Vlora. Kur është ndarë nga Kika ka ardhur tek ne me dashnorët.

“Unë kam qenë kundër martesës, e kam dashur si vajzën time sepse nuk e dija kush ishte”, përfundon babai i Kikës. 

Article Logic
Execution time: 0.0037171840667725