Prej disa muajsh, skuadra kosovare, Vëllaznimi drejtohet nga babai i Lorik Canës, Agim Cana i cili është president klubi.
Aktualisht, skuadra e tij është duke luftuar për mbijetesë në Superligën kosovare pasi ndodhet në vendin e 9-të.
Ndërkaq, vetë presidenti i skuadrës nga Gjakova,Agim Cana ka zbuluar rrogat e futbollistëve të tij.
Në emisionin “Sport Total” ai shprehet: “Te Vëllaznimi kemi vetëm një futbollist që paguhet 1000 euro, ndërsa gjithë pjesa tjetër e skuadrës merr mesatarisht nga 500 euro. Komuna na ka ndihmuar shumë këto kohë. Ata na kanë dhënë 45 mijë euro që janë pagat dy mujore të lojtarëve”, u shpreh Agim Cana.