INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai i Macaulay Culkin: “Ai nuk është më im bir”

Babai i Macaulay Culkin: “Ai nuk është më im bir”

Publikuar më: 11:58 24-04-2016

Babai i yllit të filmit “Home Alone”, ka hequr dorë nga shpresa se mund të pajtohet me djalin e tij, aktorin e famshëm. I ati i Macaulay Culkin, ose Kevin në rolin e tij te filmi “I vetëm në shtëpi”, ka thënë se nuk do të pajtohet me të birin.

71-vjeçari, Kit Culkin, i cili ka pësuar së fundmi një goditje në tru, e sulmoi ashpër të birin, i cili u vendos në krah të mamasë Patrica Brentrup, në një betejë ligjore për kujdestarinë e tij në vitin 1995.Ai është shprehur ashpër ndaj të birit, i cili është vendosur në krah të nënës së tij, Patricia Brentrup.

“Unë nuk e konsideroj më si djalin tim”, ka thënë Kit për DailyMail.

Pas ndarjes nga bashkëshortja e tij me të cilën kishte 7 fëmijë, përfshirë edhe Macaulay dhe vëllain e tij aktor Kieran, Kit ka udhëtuar jashtë Perëndimit për të mos qenë në qendër të vëmendjes.

Kit i cili ka qenë edhe vetë aktor, tashmë jeton në një shtëpi të vogël prej 20 vitesh me partneren e tij, Jeanette Krylowski, ndërsa i biri Macaulay mendohej se do ishte një yll i madh i kinemasë, por pas shkëlqimit të tij në fëmijëri, karriera e tij nuk njohu rritje pas probleme me alkoolin dhe drogën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038731098175049