INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai i Noizy-t  dhe djali që e plagosi reperin, takohen. Ja detajet... [FOTO]

Babai i Noizy-t dhe djali që e plagosi reperin, takohen. Ja detajet... [FOTO]

Publikuar më: 11:29 04-10-2016

Të jesh  person publik automatikisht bëhesh edhe model referimi për personat që të ndjekin, veçanërisht për  adoleshentët.

Kështu mendojnë dhe babai i Noizyt dhe ai i Albert Krasnqit (djalit që plagosi Noizyn) referuar përleshjes që ndodhi në Prishtinë mes dy grupeve rivale, OTR dhe Babastars.

Një grindje me fjalë mes tyre mori përmasa edhe më të mëdha duke përfunduar me përdorimin e armës dhe me plagosjen e Noizy-t dhe mikut të tij Varrosit. Por, ndërkohë që djali që është edhe autor i plagosjes, ndodhet në burg, babai i tij, Skënderi dhe i reperit nga Shqipëria, Bashkimi  kanë vendosur të takohen dhe të qetësojnë gjakrat duke kërkuar paqe mes tyre.

Ata i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit në mënyrë miqësore, duke kaluar kështu nga shembulli negativ i djemve të tyre në një shembull pozitiv me shtrëngimin e duarve.

Mediat kosovare raportojnë se familjarët e Albert Krasnqiit dhe  të Noizyt janë takuar në Kukës, ku dhe i kanë shtrirë dorën e pajtimit njëri-tjetrit duke e mbyllur njëherë e mirë këtë çështje.

                                                                                                                                                             

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043