INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai i Reklamave frymëzon Ramën. CEO i OgilvyAlbania: Krenar për përzgjedhjen e kryeministrit

Babai i Reklamave frymëzon Ramën. CEO i OgilvyAlbania: Krenar për përzgjedhjen e kryeministrit

Publikuar më: 15:49 01-08-2018

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur si shoqërues të tij special, ndërsa konsumon kafen e mëngjesit, një libër. Fletët e librit janë hapur pikërisht në faqen ku lexohet një shprehje e veçuar nga David Ogilvy “Idetë e mëdha vijnë nga e pandërgjegjshmja. Por, e pandërgjegjshmja juaj duhet të jetë informuar mirë ose ideja jote nuk do të ketë kuptim”. Rama ka nisur pushimet por postimet e tij tërheqin gjithmonë vëmendjen siç ishte edhe kjo instastory e publikuar mëngjesin e kësaj të mërkure. Kreu i qeverisë duket se po jep një mesazh të qartë për kundërshtarët politik nëpërmjet shprehjes së biznesmenit britanik, manjatit të njohur në fushën e reklamave. Ose ndoshta po merr një dozë frymëzimi prej tij. Po të shihni me më kujdes dallohet se e gjithë faqja e librit shkruan për biznesmenin Ogilvy.

David-Ogilvy.jpg

Për gjithë ata që nuk e njohin David Ogilvy ai është një nga figurat legjendare të epokës së artë të reklamimit (vitet 60-70) i cili besonte se idetë e mëdha mund të ndryshonin shoqërinë për më mirë.

Pavarësisht se agjencia e tij e reklamimit u kthye ndërkombëtare me 132 zyra në 83 shtete, parimet me të cilat ai themeloi Ogilvy & Mather (që sot është vetë Ogilvy) e përcaktojnë akoma në ditët e sotme: guxim, idealizëm, kuriozitet i pastër, intuitë dhe këmbëngulje janë, për David Ogilvy, vlerat që krijojnë idetë e mëdha për t’i kthyer në realitet. Mendimet e tij, 50 vite më vonë, dominojnë industrinë e reklamave dhe padyshim janë tërheqëse për Kryeministrin të orientuar nga idetë e mëdha. Që nga viti 2006 Ogilvy është prezent edhe në Shqipëri.

kompania_o.png

Z. Konstantinos Panagiotopoulos, CEO i Ogilvy Albania, u shpreh: “ Jam shumë i lumtur për faktin se Kryeministri ynë Z. Edi Rama gjatë momenteve të çlodhjes, dhe në disa raste të rindërtimit të vetes, është duke shijuar shkrimet dhe idetë e themeluesit tonë David Ogilvy. Nga ana ime, mund të theksoj vështirësinë e procesit të zhvillimit të një ideje të madhe është diçka që kërkon shumë përkushtim dhe dedikim. Në fund çdo veprim dhe plan i madh fillon me një ide të madhe mbi të cilën të gjithë duhet të ndërtojnë kapacitete të vetëdijshme ose jo…”.

'OgilvyAlbania' u themelua në vitin 2006 dhe në fund të 2009, u bë pjesë e Grupit Ogilvy të Greqisë. Sot, 'OgilvyAlbania' konsiderohet një ndër tre agjencitë më të mëdha të reklamave në industrinë shqiptare. Kjo agjenci është dekoruar, me shumë çmime në dekadën e fundit. 

Ogilvy është rrjeti i reklamimit i cili ka fituar Best Advertising Agency në Cannes International Advertising Festival për 6 vitet e fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328