INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai i Rihanna: Për pak vrava Chris Brown!

Babai i Rihanna: Për pak vrava Chris Brown!

Publikuar më: 12:18 06-02-2016

Asnjë prind nuk dëshiron që të shohë vajzën e tij të lënduar, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe për babain e bukuroshes nga Barbadosi, Ronald Fenty.

Veçanërisht kur bëhet fjalë për një “idiot” që të ka rrahur vajzën me grushta dhe e ka kafshuar atë. Bëhet fjalë për ngjarjen famëkeqe të vitit 2009 kur Riri përfundoi në spital pasi i dashuri i saj i atëherëshëm, këngëtari i muzikës RnB Chris Broën, ia rimodeloi fytyrën si pasojë e një zënke ndërmjet çiftit. Sot pasi gjithçka ka kaluar dhe Rihanna me Chris ruajnë marrëdhënie të mira, Fenty deklaron se në një pikë të caktuar bisedoi në telefon me një bandë për të rrahur këngëtarin 26 vjeçar, ku pjesë e bandës do të ishte edhe vetë babai i Ririt.

Ai mori një telefonatë nga një ish rojë e sigurisë së yllit të hitit “Umbrella” me të cilin organizoi gjithçka, por në fund u tërhoq. Ronald shprehet gjithashtu se sot e ka falur Chris duke thënë se do ta mbështeste nëse vajza e tij do të lidhej sërish me të pasi në fund të fundit “ai është një djalë i përulur dhe me zemër të mirë”, ndërsa tregon se në atë kohë Riri nuk ishte në dijeni të sulmit të organizuar kundër Brown. 

Article Logic
Execution time: 0.0036938190460205