Hailie Scott është vajza e Eminem, e cila festoi në ditën e Krishtlindjeve 23 vjetorin e saj.
Tashmë, ajo është e rritur dhe është kthyer në një bukuroshe të vërtetë. Shpeshherë karierra e babait të saj ka ndikuar në jetën e Scott, pasi dihet që Hip-Hop është një zhanër i dhunshëm muzikor, ku reperët nuk i kursejnë asgjë njëri-tjetrit.
Por, Eminem e ka bërë detyrën e tij si baba i mirë dhe gjithmonë ka reaguar ashpër kur vajza e tij është përmendur.
Ajo për ditëlindje shpërndau nëj foto në “Instagram” dhe falënderoi 1 milion ndjekësat e saj për gjithë dashurinë e treguar.