INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai i Stresit rrëfen pse u gjend në protestën e Rrugës së Kombit: Më vranë...

Babai i Stresit rrëfen pse u gjend në protestën e Rrugës së Kombit: Më vranë...

Publikuar më: 14:41 02-04-2018

Protesta e ndodhur të shtunën në rrugën e Kombit i bashkoi qytetarët kundër vendimit të qeverisë për të vendosur tarifë pagese.

Edhe ishte paralajmëruar si një protestë e qetë, ajo degjeneroi në dhunë mes forcave të policisë dhe protestuesve.

Ata i vunë flakën kabinës ku ishin të instaluar makineritë për bërjen e tarifës si dhe qëlluan me gurë policinë.

Por mes protestuesve u dallua edhe ish truproja e ish kryeministrit Sali berisha, Sali Lushaj.

Babai i reperit Stresi, ka reaguar përmes një statusi në profilin e tij në facebook, ku ndër të tjera shkruan se tek protesta është gjendur rastësisht dhe se në vitin 2000 i është vrarë një vëlla i cili kishte dalë për të protestuar për të drejtën e votës.

Ai thotë se do të jetë i pranishëm në çdo protestë që bëhet për të kthyer ligjin, por Lushaj thotë se kurrë nuk ka ofenduar dhe kundërshtuar punonjësit e policisë.

Statusi: 

“Une po shkoja per ne shtepine time. Pashe shume qytetare qe kishin ardhe per proteste e mu ba zemra mal se i perkas kesaj zone. Une jam pjese e Partise Demokratike dhe mbeshtetes i pa lekundur i oreve te para. Nuk ja kam kursyer perkrahjen as kontributin ne vite. Jam pishtare i Demokracise.

Nje vlla u vra me 28 Nandor 2000 ne protesten e Partise Demokratike per vjedhjen e votes. E bej kte sqarim te nevojshem per te sqaruar gazetarucet qe dizinformojne opinionin publik. Qe shigjetojne ne menyre dashakeqese e tendencioze.

Une jam Tropojane por dje isha mes qindra mijrave te ardhur nga gjithe Shqiperia e Kosova. Por dje te gjithe u bame Kukesian e krenare. Dje dhe sot isha jam e do te jem kudo ku padrejtesia kthehet ne ligj.

Jam kudo ku vllezerit e mi nga Saranda ne Tropoje protestojne ku e drejta e liria e tyre cenohet. Rrugetimin tim e kam e bere e do ta bejne emer te se drejtes duke qene korekt ne menyren me rigoroze me ligjet e shtetit. Kurre nuk e kam e kundershtuar ofenduar policine e shtetit. Ata jane njerezit me te vuajtur ku ne mes te tyre ka dhe provokatore qe nxisin dhune. Me respekt Sali Lushaj.”, shkruan ai në një status në profilin e tij në Facebook.

Lidhur me protestën e së shtunës janë vënë në pranga 23 persona, ndërsa prej ditës së djeshme po protestohet para drejtorisë së Policisë për lirimin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0021591186523438