Dy reperët e njohur, Mozzik dhe Getinjo janë përballur me një situatë të pakëndshme, pasi babai i tyrë ka pësuar infakt në zemër, por falë mjekëve ka shpëtuar. Përmes një postimi në ‘Instastory’ Mozzik shkruan se babai i tij shpëtoi falë Zotit dhe mjekëve, teksa shton se kjo qenka jeta po të çuditka.
Falenderues ndaj Zotit dhe stafit shëndetësor Mozzik ka dhënë lajmin në rrjetet sociale duke publikuar edhe një mesazh prekës në foton me vëllain dhe babain e hospitalizuar.
‘E vetëm ti Zot je ai që bën mbrekullira,e që ti vendos se do a rrimë ende, a po do e lëmë këtë botë.Falë Zotit dhe mjekëve me intervenim të shpejtë e shpëtuam Babën Gazmend ,nga infarktet në zemër.Kjo qenka jeta po të çuditka!Të Dua Bacalok! Faleminderit Zot!Faleminderit Mjekëve!’, shkruan reperi.