INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai krijon aplikacionin ReplyASAP. Adoleshentët nuk do ti injorojnë më mesazhet e prindërve

Babai krijon aplikacionin ReplyASAP. Adoleshentët nuk do ti injorojnë më mesazhet e prindërve

Publikuar më: 11:37 25-08-2017

Prindërit e adoleshentëve e dinë se telefonat celularë mund të jenë një mënyrë e mirë për të qenë në kontakt me fëmijët e tyre kur janë larg tyre. Në disa raste fëmijët shpërqendrohen dhe "harrojnë" t'u përgjigjen, prindërve gjë që  u krijon atyre një gjendje paniku. Fatmirësisht, një baba tashmë ka krijuar aplikacionin që i detyron adoleshentët që t’u përgjigjen mesazheve. Nick Herbert krijoi aplikacionin ReplyASAP pasi i erdhi ne maj të hundës nga reagimi i djalit të tij Ben i cili injoronte mesazhet e dërguara. Aplikacioni shfaqet në ekranin e telefonit dhe një alarm tingëllon, duke i detyruar adoleshentët t'i përgjigjen prindërve të tyre të shqetësuar nëse dëshirojnë të rifitojnë aksesin në telefonin e tyre.  Alarmi ndalon vetëm kur prek një nga opsionet në ekran: shtyjeni njoftimin për tre minuta ose anuloni atë.  Aplikacioni gjithashtu njofton prindërit kur adoleshenti i tyre e ka parë mesazhin e tyre. ReplyASAP është aktualisht në dispozicion për Android në Shtetet e Bashkuara dhe Herbert ka në plan të lëshojë aplikacionin në iOS së shpejti. Djali i tij aktualisht është duke përdorur një version provë të aplikacionit në iPhone.

Article Logic
Execution time: 0.0019619464874268