Një 50-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet pranë komsariatit të Fierit. Marko Sillo është lyer me benzinë me një shishe plastike dhe më pas i ka vënë flakën vetes. Me sa duke ai i është drejtuar policisë në gjëndje të rënduar psikologjike për të mësuar në lidhje me vajzën e tij e cila prej një viti nuk dihet se ku ndodhet dhe pretendon se ajo është trafikuar.
Forcat e policisë i kanë ofruar ndihmë dhe e kanë dërguar në spital nga ku mësohet se ai ka pësuar djegie në duar dhe fytyrë.