INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai nuk i fliste më me gojë pas skenave +18, Bebe Rexha bën atë që nuk pritej : ‘’Ndihem shumë budallaqe...’’

Babai nuk i fliste më me gojë pas skenave +18, Bebe Rexha bën atë që nuk pritej : ‘’Ndihem shumë budallaqe...’’

Publikuar më: 20:30 27-02-2019

Marrëdhënia e Bebe Rexhës me babain e saj ka qenë një temë shumë e diskutuar nga shtypi rozë shqiptar dhe i huaj.

Pas videoklipit më të fundit të saj i titulluar “Last Hurrah” ku ne shohim disa skena erotik dhe abuzim me drogërat, Bebe postoi disa “scrrenshot-e” të babait të saj ku thoshte , “Do të bëje mirë, mos të bëje më pornografi, sepse po më sëmurë”.

Tashmë duket se Bebe ka marrë një vendim drastik për të kthyer përsëri në rregull marrëdhëniet me babain, që në fillim u duk se u nis si me shaka.

Ajo do të udhëtojë në New York për ta takuar personalisht atë, ndërkohë këngëtarja i’u ka kthyer përgjigje atyre që nisën të shanin të atin e saj, por ajo u është përgjigjur duke u thënë se ai është babai i saj, sido që të jetë.

Më tej ajo ka shkruar:

Babai im është babai im pavarësisht gjithçkaje, ai mund të ketë thënë diçka në gjaknxehtësi e sipër. Ndihem budallaqe që publikova fotot e ‘screenshot’-eve. Duhet ta respektoni babanë tim.”

Article Logic
Execution time: 0.003446102142334