INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai pedofil, ngacmime dhe dhunë ndaj vajzave, gruas: Do të ther si kec!

Babai pedofil, ngacmime dhe dhunë ndaj vajzave, gruas: Do të ther si kec!

Publikuar më: 10:21 25-05-2016

Familja shqiptare po pëson çdo ditë kërcitje të mëdha, pas rasteve të rënda të publikuara në media. I tillë është dhe rasi i një familje me 5 anëtarë, ku babai është kthyer në problemin më të madh të tyre. Ai ka dhunuar fizikisht jo vetëm bashkëshortën por ka dhunuar fizikisht dhe vajzat e tij, ndërsa ka tentuar disa raste që ti dhunojë dhe seksualisht. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Tiranë një vit më parë, ku bashkëshortja e tij dhe vajzat kanë denoncuar rastin në Komisariatin numër 2 në kryeqytet.
“Do të ther si kec”! Ky është vetëm një nga kërcënimet që P.B, i ka bërë gruas së tij me inicialet A.B,. “Babai pedofil”, herë pas herë i ka kërkuar njërës prej vajzave që të flinte me të, por edhe pse ajo e ka kundërshtuar duke i pohuar se “…ti ke vendin tënd për të fjetur me mamin, ndaj mos më bëj që të keqkuptohem…”, sërish P.B ka hynë në shtrat duke fjetur me vajzën, raportohet në media.
Hetimet e prokurorisë kanë treguar, se herë pas here kryefamiljari P.B, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të tija. Hetimet janë kryer të plota dhe pak ditë më parë P.B, është dënuar me 5 vjet burgim për akuzën e “Ngacmimit seksual” dhe “Dhunës në familje”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar P.B është dënuar me 4 vite burg.
Ja çfarë dhodhi në familje:
Mësohet se në datën 20 janar 2015, “burri dhunues” ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes duke u shprehur: “…Do të hedh nga kati i 10, do të ther si kec, do të heq kokën, familje langaraqësh…” dhe më pas ka thyer televizorin veprime të kryera në sy të fëmijëve të mitur.
Ngacmimi i vajzës:
Vajza më e madhe e të pandehurit M.B, 19 vjeç ka deklaruar se prej një kohe të gjatë bashkë me nënën dhe motrën e saj kërcënohen nga babai ndërsa prej rreth 8-9 muaj, është ngacmuar seksualisht prej tij. Vajza flet për disa raste kur babai i saj ka tentuar ta ngacmojë seksualisht, ndërsa ajo i është përgjigjur në këtë mënyrë babait:
“…Shtyhu që të flemë bashkë…”. Në këtë rast i është përgjigjur “… Ti ke vendin tënd për të fjetur me mamin, ndaj mos më bëj që të keqkuptohem…”.
Po ashtu në raste të tjera kur ajo futej në dush për tu larë, babai futej brenda dhe i thoshte “…nuk ka problem se jam babai yt dhe mund të të shoh…”.

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249