INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babalja arratiset nga Kosova për t’iu bashkuar familjes, kërkon azil politik në Belgjikë

Babalja arratiset nga Kosova për t’iu bashkuar familjes, kërkon azil politik në Belgjikë

Publikuar më: 19:42 10-01-2019

Personazhi i videopërgjimit të pretenduar të Agron Xhafajt, Albert Veliu, i njohur si Babalja, është arratisur nga Kosova, dhe është vendosur në Belgjikë ku ka kërkuar azil politik.

Ndërkohë ai është një person nën hetim në Shqipëri, për akuzën e kallzimit të rremë. Lajmin për arratisjen e tij e ka konfirmuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka marrë informacion se Albert Veliu është larguar nga Kosova dhe ka kërkuar strehim politik në Belgjikë.

Avokati kosovar i Veliut njohur si Babalja shprehet për Report Tv se klienti i tij ka shkuar në Bruksel duke treguar edhe itinerarin e tij për t'ju bashkuar famijes.

"Më 19 dhjetor ka arritur në Hungari. Aty është ndalur deri më datë 27 dhjetor dhe më pas është lejuar që t’i bashkohet familjes së tij në Belgjikë. Unë jam njoftuar nga ai vetëm kur kam arritur në Bruksel. Dhe e kam ditur që është arrestuar në Hungari paraprakisht. Është larguar në rrugë që atij i janë dukur më të mira. Familja e tij ndodhej me muaj të tërë atje. Veliu është lejuar që t’i bashkohet familjes së tij dhe më 27 dhjetor është në Bruksel. Ka kërkuar azil politik atje. Pasi është sistemuar atje, ai thjesht më ka telefonuar dhe më ka falënderuar për punën e mirë që kam bërë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Ka deklaruar se dokumentacioni i prokurorisë dhe i policisë së Kosovës e ka ndihmuar shumë në proceduarat e kërkimit të azilit dhe është vërtetuar se në Kosovë ai juridikusht nuk ka qënë i sigurt. Unë besoj që autoritetet e Shqipërisë do të kërkojnë që ta kthejnë në Shqipëri për t’u përballur me akuzat e pretenduara ndaj veprimeve të veta apo të problemeve të sistemit. Sidoqoftë ky rast është bërë tepër i madh për shkak të implikimit të personave të caktuar dhe të implikimit të partive në Shqipëri."

Nuk dihet ende mënyra se si Veliu është larguar drejt shtetit belg, por mësohet se institucion e drejtësisë shqiptare i kanë kërkuar Belgjikë ekstradimin e tij për t’u gjykuar në Gjykatën Shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053