INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Babalja', Drejtori i Policisë përfundon sot tek Krimet e Rënda

'Babalja', Drejtori i Policisë përfundon sot tek Krimet e Rënda

Publikuar më: 11:09 16-10-2018

Pasi u përmend nga Fredi Alizoti në një përgjim, se e kishte marrë në makine dhe i kishte bërë presion, sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është thirrur për të dëshmuar Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu.

Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është thirrur sot për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me rastin "Babalja".

Ai është përmendur në përgjimin e Fredi Alizotit, se e kishte marrë në makinë dhe i kishte bërë presion.
Veliu do të japë dëshminë në orën 13:00, për të treguar versionin e tij të ngjarjes.

Pas publikimit të videos në fjalë, Policia e Shtetit mohoi se Veliu ka kontaktuar apo është shoqëruar me personin në fjalë ,duke e quajtur videon fund e krye të pavërtetë. Për më tepër, policia tha se mund të verifikohej lehtë se Drejtori i Përgjithshëm, në ditën që shtetasi Alizoti u shoqërua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.

Veliu mohoi totalisht përfshirjen në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.

Article Logic
Execution time: 0.0041308403015137