INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Baballarët më të mirë i përkasin këtyre shenjave të horoskopit. Zbulojini!

Baballarët më të mirë i përkasin këtyre shenjave të horoskopit. Zbulojini!

Publikuar më: 11:08 16-05-2017
Sipas ekspertëve, shenjat e horoskopit specifikojnë se cilët janë baballarët më të mirë.
Sipas intv.al  ato janë: demi, gaforrja, akrepi dhe peshqit.
1. Demi
Baballarët dema janë të qetë.  Ata nuk i detyrojnë fëmijët e tyre të bëjnë gjëra që nuk i pëlqejnë. Sipas intv.al  janë shumë bujarë dhe të përgjegjshëm. Ata shpesh mund të jenë të frikshëm kur bëhet fjalë për disiplinë, por kjo gjë i shërben pozitivisht  fëmijëve të tyre në të ardhmen.
2. Gaforrja
Baballarët gaforre  konsiderohen si baballarët më të dashur të horoskopit. Ata i japin suport  familjes së tyre dhe nuk ankohen shpesh. Në shumicën e rasteve, fëmijët kur bëjnë ndonjë gabim, shkojnë te këta baballarë sepse e dinë që nuk marrin masa të rrepta ndaj tyre.
3. Akrepi
Sipas intv.al baballarët akrepë kanë shumë autoritet tek fëmijët e tyre dhe nuk nuk kanë frikë ta përdorin atë kur është e nevojshme. Ata janë besnikë dhe duan të jenë gjithmonë pranë fëmijëve dhe familjes së tyre.
4. Peshqit
Baballarët që i përkasin shenjës së peshqëve janë të heshtur, por i inkurajojnë fëmijët e tyre që të bëjnë miq dhe të kenë një jetë shoqërore. Ata janë shumë të përkushtuar dhe shumë të lidhur me fëmijët e tyre. 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0036928653717041