Marrëdhënie që prishen dhe marrëdhënie që rregullohen.
E tillë mund të përshkruhet edhe marrëdhënia mes reperave të labelit Babastars dhe atij të PINT.
Dikur kishin miqësi por papritur e ndërprenë duke i ndarë kështu rrugët e tyre të bashkëpunimit dhe duke prodhuar secili muzikë për veten. Por prishja e marrëdhënies së tyre vazhdoi edhe me kunja ndaj njëri tjetrit në këngët e tyre. Megjithatë, djemtë në fillim të këtij viti kanë reflektuar dhe kanë vendosur që t’i rregullojnë marrëdhëniet duke nisur një kapitull të ri. Kështu, pasi nisën të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, vjen edhe kjo foto në të cilën duken Majk, Agon Amiga dhe Lyrical Son në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe që vërteton se miqësia e tyre ka nisur një kapitull të ri. Tashmë ju mbetet të prisni edhe ndonjë bashkëpunim surprizë mes tyre.