Vajza e këngëtarit Blero Muharremi, Tara, tashmë ka regjistruar albumin e saj të parë muzikor.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Blero në një postim në Instagram, ku shprehet:
“Regjistruam albumin e saj të parë, sigurisht prodhuar nga unë”.
Më pas këngëtari, krenar për të bijën, ka publikuar edhe disa fotografi të vajzës së tij duke luajtur në piano dhe disa të tjera në studio duke regjistruar këngët.