Aksidenti tragjik i ndodhur në mesnatë në Greqi, i ka marrë jetën tragjikisht dy shqiptarëve, babë e bijë.
Të dy ishin duke udhëtuar me një makinë “Ford” kur janë përplasur me një pemë.
Aksidenti tragjik ndodhi në Rodos. Viktimat janë të moshave 60 vjeç dhe 30 vjeçe, respektivisht babë e bijë.
Të dy janë dërguar me urgjencë për në spital, por nuk kanë mundur që ti mbijetojnë plagëve të rënda.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia që ka nisur hetimet në lidhje me këtë përplasje fatale për dy shqiptarët.