INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babë e bir dhunojnë infermierin e QSUT-së

Babë e bir dhunojnë infermierin e QSUT-së

Publikuar më: 13:32 05-06-2017

Nuk kanë fund rastet e dhunës në Shqipëri, i fundit është regjistruar në QSUT ku babe e bir kanë dhunuar infermierin.

Policia bënë me dije që babë e bir në gjendje të dehur janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi ndiheshin keq.

Më pas ata janë konfliktuar me infermierin me inicialet R.K 25- vjeç duke përfunduar në dhunë fizike.

Të parët që ndërhynë në vendngjarje ishin punonjësit e sigurisë, të cilët më pas njoftuan Policinë. Fill pas këtij episodi u bë e mundur arrestimi i 45-vjeçarit, ndërsa djali u la i lirë.

Sakaq, infermieri është marrë në pyetje për të zbuluar kështu dhe rrethanat e ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0040750503540039