INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Babi im nuk jeton, por jetoj unë për të''! Historia prekëse e Danielit, djalit të Dr.Florit me sindromë Down [FOTO]

''Babi im nuk jeton, por jetoj unë për të''! Historia prekëse e Danielit, djalit të Dr.Florit me sindromë Down [FOTO]

Publikuar më: 17:10 02-10-2018

Dr Flori u nda tragjikisht nga jeta pak kohë pasi djali i tij Danieli kishte lindur. Pas ikjes së tij, bashkëshortja Blerina ka mbetur vetëm me dy fëmijët, Danielin e Kaltrinën.

Blerina ka një profil të vetin në Instagram ku poston shumë foto me fëmijët, të cilët duket se ja kanë dalë të jenë të lumtur, të shijojnë çdo moment. Prej disa vitesh, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zgjedhur muajin tetor si muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down.

Sindroma Down nuk është një sëmundje, por një çrregullim kromozomik që shoqëron fetusin që në ngjizje të tij e përgjatë gjithë jetës. Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit, bashkëshortja e Dr Florit ka zgjedhur të ndajë një mesazh shumë emocionues për djalin e saj Danielin, i prekur nga kjo sindromë, që ka përlotur të gjithë.

SHKRIMI I PLOTË:

HAPPY DOWN SYNDROME AWARENESS MONTH!

Une quhem Daniel Kondi dhe jam vetem 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 dite perpara se une te nisja rrugetimin tim ne barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel qe me pelqen kaq shume. Rrugetimi im ishte shume i bukur, siç eshte i te gjitha bebeve! Mami im me shihte shpesh kur une isha tek barku i saj permes ekos...

Kisha vetem 4 muaj qe isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundes time nuk dallohej mire dhe une mund te kisha nje kromozom me shume se femijet e tjere...I degjoja tek diskutonin me njeri-tjetrin madje shpesh here edhe qanin...por ata ishin mami e babi im ndaj vendosen qe une te vazhdoja te isha bebja e tyre dhe panvaresisht çdo gjeje do me donin shume.

Diten qe erdha ne jete nuk do ta harroj kurre qe babi me mori ne krahe dhe tha: "Daniel, babi te do shume shume, ti je shume i çmuar per mua!" A nuk kam te drejte te mburrem me babin tim? A nuk kam te drejte te them se ai eshte heroi im? Ai sot nuk jeton me por ja ku jam une qe jetoj per te! Kromozomi im nuk e zvogeloi dashurine e tij per mua, perkundrazi e shtoi edhe ne shume.

Keshtu une erdha ne jete dhe njoha motren time Kaltrinen dhe tani mund te luaj me lodrat e mia, te perplas duart sa here qe me thone "Braaavooo Daniel!", te kercej kur degjoj kenget e mia te preferuara dhe me kryesorja te degjoj fjalet e bukura te mamit tim e cila me thote shpesh qe jam nje bekim i madh, dhurata me e bukur qe Zoti i dhuroi!

 
 
 
View this post on Instagram

HAPPY DOWN SYNDROME AWARENESS MONTH! #throwback ❤️ Une quhem Daniel Kondi dhe jam vetem 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 dite perpara se une te nisja rrugetimin tim ne barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel qe me pelqen kaq shume. Rrugetimi im ishte shume i bukur, siç eshte i te gjitha bebeve! Mami im me shihte shpesh kur une isha tek barku i saj permes ekos...Kisha vetem 4 muaj qe isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundes time nuk dallohej mire dhe une mund te kisha nje kromozom me shume se femijet e tjere...I degjoja tek diskutonin me njeri-tjetrin madje shpesh here edhe qanin...por ata ishin mami e babi im ndaj vendosen qe une te vazhdoja te isha bebja e tyre dhe panvaresisht çdo gjeje do me donin shume. Diten qe erdha ne jete nuk do ta harroj kurre qe babi me mori ne krahe dhe tha: "Daniel, babi te do shume shume, ti je shume i çmuar per mua!" A nuk kam te drejte te mburrem me babin tim? A nuk kam te drejte te them se ai eshte heroi im? Ai sot nuk jeton me por ja ku jam une qe jetoj per te! Kromozomi im nuk e zvogeloi dashurine e tij per mua, perkundrazi e shtoi edhe ne shume. Keshtu une erdha ne jete dhe njoha motren time Kaltrinen dhe tani mund te luaj me lodrat e mia, te perplas duart sa here qe me thone "Braaavooo Daniel!", te kercej kur degjoj kenget e mia te preferuara dhe me kryesorja te degjoj fjalet e bukura te mamit tim e cila me thote shpesh qe jam nje bekim i madh, dhurata me e bukur qe Zoti i dhuroi! #memories

A post shared by Blerina (@blerina.2.3) on

Article Logic
Execution time: 0.0037791728973389