I ftuar së fundmi në emisionin “Dola te Ola”, Ilir Shaqiri ka treguar një moment të sikletshëm me vajzën e tij, Emilyn. Fituesi i BBV rrëfeu herën e parë që vajza e tij i tregoi se pëlqente një djalë.
Balerini u shpreh se në ato momente ndodhej duke ngrënë dhe i ngeci ushqimi në fyt nga ky lajm.
“Isha duke ngrënë bukë në drekë dhe tha babi dua të të them diçka, hë?! - i thashë. Hera e parë që vajza më thotë që më pëlqen një djalë. Thashë se më plasi zemra. Ç’janë këto i thashë po vazhdo e ha bukë. Më ngeci kallamari në fyt. Po pse më tha s’kam të drejtë të më pëlqejë një djalë? Përtypa kallamarin edhe pas 10 minutash e pyeta kush është ky tipi", është tregoi Iliri.