Një shqiptar u vu në pranga pasi dhunoi gruan në Greqi. Fëmija i çiftit ka kërkuar ndihmë tek fqinjët në momentin kur i ati po kryente skenat e dhunës.
"Ndihmë! Babi po rreh mamin!", ka thërritur i vogëlushi. Më pas fqinjët kanë lajmëruar policinë, të cilët bënë të mundur arrestimin e 35-vjeçarit. Guaja me plagë të rënda në fytyrë u dërgua në spital.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Tripolit.