INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babis Karathanos i shpallur ''NON GRATA'' në Shqipëri flet për mediat greke[FOTO]

Babis Karathanos i shpallur ''NON GRATA'' në Shqipëri flet për mediat greke[FOTO]

Publikuar më: 13:42 13-11-2018

Një nga grekët e shoqëruari nga Policia Shqiptare, Babis Harallambos Karathanos që mori pjesë në varrimin e Kaçifas ka folur në mediat greke duke dhënë detaje për 9 orët që ishte në ambientet e Komisariarit. Sipas tij, nga ana e policisë shqiptare nuk u dha asnjë shpjegim se përse po shoqëroheshin në Komisariat.

“Na mbajtën për rreth 9 orë në qeli, në Komisariatin e Policisë Shqiptare. Madje na vendosën në qeli të ndryshme në mënyrë që të mos komunikonim me njëri-tjetrin. Pastaj thirrën një përkthyes dhe filluan të na bënin pyetje të tipit: “Pse erdhët? Kë takuat? apo edhe Pse përsëritët thirrje anti-shqiptare?”, tregoni Karathanos .

Karathanos shtoi se as ai dhe as grekët e tjerë të pranishëm nuk bënë asgjë të gabuar gjatë ceremonisë së varrimit të 35-vjeçarit Kaçifas.
“Asnjë nga ne nuk tha apo nuk mbajti fjalime raciste. Nuk e provokuam në asnjë çast shtetin shqiptar. Madje disa persona të cilët donin që të shpalosnin slogane më shumë ekstreme u ndaluan nga vetë familjarët e Kaçifas” vijoi Karathanos.

Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS. Ai u shpall nga qeveria shqiptare si person i padëshirueshëm dhe s’do të lejohet të hyjnë më në vendin tonë.

foto.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059