INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Baby G debuton krah Getinjos, përvëlon Monstrën

Baby G debuton krah Getinjos, përvëlon Monstrën

Publikuar më: 22:50 18-03-2016

Pas trailerit dhe fotove provokuese të postuara në rrjetet sociale nga Getinjo dhe Baby G, më në fund u publikua dhe bashkëpunimi i tyre që mban titullin “Monster”.

Kënga është një produksion i Zzap & Chriss, ndërsa teksti është shkruar nga Getinjo. Për videoklipin është kujdesur “XL Films”.

 Me siguri do ta harroni tekstin kur të shikoni videoklipin, krahas bukuroshes  Baby G, në videoklip shfaqet dhe kërcimtarja sexy, Jeamy Blessed.  Këtë të fundit nuk do ta shikoni më vetëm në instagram, por reperi 25 vjeçar nga Kosova dhe këngëtarja e re, na mundësuan ta shikojmë në bashkëpunimin e tyre të parë. Le të urojmë që Getinjo të jetë një ogur i mirë për Baby G, meqe bukuroshja në fjalë ka vendosur ti përkushtohet industrisë muzikore.

Dhe kur vjen puna për Zzap&Chriss muzika nuk ndalon kurrë. Stafeta e lenë nga Getinjo do të pasohet nga vellai i tij reper dhe tekstshkrues Mozzik, i cili pritet të publikojë këngën e tij të re në prill.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986