Baby G mesa duket e ka një plan të sigurt.
Meqë tani ka menaxher Jetmir Agaj dhe një sërë ndryshimesh e kanë karakterizuar karrierën e saj së fundmi, Baby G do të sjellë në skenën shqiptare një publikim të fundit për vitin 2017.
Dhe pikërisht këtë projekt na e ka treguar vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instastory.
Baby G ka finalizuar këngën e re “Mos u Nal” të punuar nga Cricket e Nurteel dhe me videoklipin e realizuar nga “Max Production”.
Për të gjithë fansat, kënga e re e Baby G pritet të jetë gati sot në orën 19.00.