Baby G dhe Lim Hoti ishin një nga çiftet më të ndjekura nga publiku shqiptar. Çifti gjithashtu publikoi edhe një këngë së bashku, duke konfirmuar kështu zyrtarisht romancën e tyre.
Mirëpo pas ndarjes kënga u fshi dhe reperja i tregoi të gjithëve se lidhja e saj kishte përfunduar nëpërmjet një videoje, ku tregonte se ishte beqare.
Në këtë mënyrë artistja ka vendosr të fokusohet tek jeta dhe karierra e saj.
Së fundmi ajo ndodhet në Londër ku është parë shpesh në studio muzikore, gati për projektet e saj të reja.
Gjithashtu ajo nuk ka nguruar të lëshojë edhe disa kunja të tjera përsa i përket lidhjes së mëparshme.
Teksa publikon një foto me pica, reperja shkruan: "2 pica për mua, sepse pica është i dashuri im".
Shpresojmë që ky të jetë vetëm një i dashur i përkohshëm, sepse ndryshe Baby G do ta shohim mbipeshë.